Chelsea ka bërë njërën nga goditjet më të mëdha deri më tani në afatin kalimtar veror, duke nënshkruar me Romelu Lukakun.
Gjithsesi fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Superkupës së Evropës, duan ta përforcojnë edhe më shumë ekipin për sezonin e ri.
Mbrojtësi francez, Jules Kounde vazhdon të mbetet objektivi kryesor i londinezëve për repartin defensivë.
Drejtuesit e klubit londinez kanë rifilluar kontaktet me Sevillën për transferimin e Koundes.
Sevilla dëshiron 80 milionë euro për transferimin e lojtarit, por Chelsea nuk është në gjendje ta paguaj këtë shumë.
Mediat angleze kanë raportuar se londinezët janë gati të paguajnë vetëm 60 milionë plus 10 të tjera në formë të bonuseve.
Gjithsesi palët po vazhdojnë bisedimet mes vete, derisa dëshira e lojtarit është të transferohet në Ligën Premier te Chelsea.
Oferta tjetër e Chelseat është ta ofrojnë mbrojtësin Kurt Zouma te Sevilla si dhe 40 milionë euro. /Telegrafi/