Chelsea është shumë pranë finalizimit të transferimit të sulmuesit anglez Danny Welbeck, i cili pritet t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso gjatë turneut parasezonal në Azi.
“Blutë” ndodhen aktualisht në Sydney, ku e nisën turneun me një fitore spektakolare 6:4 ndaj Western Sydney Wanderers. Pas ndeshjes së radhës kundër Tottenham Hotspur në Uellsin e Ri Jugor, skuadra do të udhëtojë drejt Hong Kongut, ku do të përballet me Juventusin.
Një numër futbollistësh të ekipit të parë, të cilët kanë qenë me pushime pas Kupës së Botës, pritet t’i bashkohen ekipit pikërisht në Hong Kong. Nëse transferimi përfundon sipas planit, edhe Welbeck do të udhëtojë drejt Azisë për t’u bashkuar me bashkëlojtarët e rinj.
Ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë vjen pas një sezoni të suksesshëm në Ligën Premier, ku realizoi 13 gola në 37 paraqitje. Gjatë karrierës së tij, ai është përballur tri herë me trajnerin Xabi Alonso, ndërsa tani pritet të punojë nën drejtimin e tij.
Welbeck do t’u nënshtrohet testeve mjekësore përpara zyrtarizimit të marrëveshjes. Me këtë transferim, Chelsea synon të shtojë përvojë dhe cilësi në repartin ofensiv, në kuadër të një strategjie të re të ndërtimit të skuadrës.
Pas një sezoni me paraqitje të luhatshme dhe probleme disiplinore, drejtuesit e klubit dhe trajneri Xabi Alonso kanë vendosur të ndryshojnë qasjen në merkato, duke synuar afrimin e futbollistëve me eksperiencë për ta bërë ekipin më konkurrues në garat vendore dhe evropiane.
A.M
