Kampioni evropian, Chelsea është duke monitoruar situatën dhe progresin e mbrojtësit të Fenerbahçes, Attila Szalai, raporton “Football Insider”.
“Blutë” e Londrës po synojnë që me çdo kusht të përforcojnë repartin e mbrojtjes, dhe e kanë identifikuar 23 vjeçarin si opsion ideal për ta transferuar në afatin kalimtar të transferimeve në janar.
Po ashtu, nën radarin e Chelseat është edhe mbrojtësi i Sevillas Jules Kounde, por Szalai mund të transferohet për një çmim më të volitshëm, pasi shuma e kartonit të tij vlerësohet të jetë rreth 12 milionë euro.