UBT News

Chelsea po mendon ta ‘blindojë’ Rudigerin me kontratë të re, por ai kërkon pagë 200 mijë euro në javë

Antonio Rudiger është njëri nga mbrojtësit më në formë jo vetëm te Chelsea, por në gjithë Evropën.

Qendërmbrojtësi gjerman ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion, duke u shndërruar në lider të mbrojtjes te The Blues.

Duke parë formën e jashtëzakonshme të lojtarit, Chelsea tanimë ka nisur negociatat për kontratën e re të tij.

Rudiger është futur në vitin e fundit të kontratës dhe londinezët nuk duan që në fund të sezonit të largohet i lirë gjermani nga skuadra.

Chelsea i ka ofruar një kontratë të re me pagë prej 140 mijë eurove në javë, por kjo ofertë është refuzuar.

28-vjeçari dëshiron 200 mijë euro në javë, pagë të cilën për momentin e marrin vetëm lojtarët si Romelu Lukaku, N’Golo Kante dhe Timo Werner.

Exit mobile version