Përmes një komunikate zyrtare, Chelsea e ka konfirmuar se N’Golo Kante është larguar nga klubi si lojtar i lirë.
Chelsea është përshëndetur me Kanten pasi që këtij të fundit i skadoi kontrata në klub, ndërsa mesfushori tani i bashkohet skuadrës nga Arabia Saudite, Al Ittihad.
Kante luajti një rol kyç te Chelsea përgjatë shtatë sezoneve në klub, ndërsa fitoi titujt si Premier Ligën, FA Cup, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.
Largim i Kantes nuk do të jetë i vetmi nga Chelsea, pasi që nga klubi do të largohen edhe Mateo Kovacic, Hakim Ziyech, Kalidou Koulibaly dhe Edouard Mendy.
Kovacic pritet t’i bashkohet Manchester Cityt, Koulibaly te skuadra e Al Hilal, Ziyech te skuadra e Al Nassrit ndërsa Mendy te skuadra e Al Ahlyt.