UBT News

Chelsea ofron trefishin e pagës për Fermin Lopez

Chelsea po përgatit një ofertë të rëndësishme për mesfushorin e talentuar të Barcelonës, Fermin Lopez, në përpjekje për ta sjellë atë në “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetarit Miguel Rico, klubi londinez është gati t’i ofrojë 22-vjeçarit një pagë neto prej 15 milionë eurosh në vit, më shumë se trefishi i asaj që përfiton aktualisht te Barcelona. Përveç aspektit financiar, thuhet se trajneri i ri i Chelseat, Enzo Maresca, ka kontaktuar personalisht lojtarin dy herë për ta bindur mbi projektin dhe rolin e rëndësishëm që e pret në Premier League.

Vlera e mundshme e transferimit përflitet të jetë rreth 50 milionë euro, por Barcelona thuhet se nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë nën 70 milionë euro. Pavarësisht kësaj, heshtja e Lopezit dhe mungesa e tij në ndeshjen e fundit kundër Levantes ka ngritur dyshime për qëndrueshmërinë e tij në “Camp Nou”.

Në të kaluarën, Fermin ka shprehur publikisht besnikëri ndaj Barcelonës, por mungesa e minutave në fillim të sezonit dhe oferta financiare e Chelseat mund të ndikojnë në vendimin e tij.

Barcelona, ndërkohë, është në dijeni të interesimit dhe po e monitoron nga afër situatën. Klubi dëshiron ta mbajë mesfushorin si pjesë të planeve afatgjata, por pranon se fati i tij do të varet edhe nga vullneti i vetë lojtarit.

Exit mobile version