Chelsea është ende e interesuar që të transferojë Romelu Lukakun nga Interi në këtë afat kalimtar veror.
Sipas asaj që raporton The Athletic, The Blues vazhdojnë të jenë në kontakt me përfaqësuesit e sulmuesit belg.
Skuadra londineze tenton të rikthej Big Rom në Stamford Bridge, duke ditur se në të kaluarën ishte pjesë e tyre.
Lukaku ishte larguar nga Chelsea në drejtim të Evertoni, për të kaluar më pas te Manchester United, e më pas iu bashkua Interit.
Nerazzurët nuk janë të gatshëm të shesin belgun, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që mund t’i përcaktojë gjërat.
Chelsea besohet se mund të rikthejë Lukakun për shumën e 90 milionë eurove, por duhet ta bind fillimisht atë me një pagë më të madhe se ajo që merr te kampioni i Serie A.