“Blutë” e Londrës e duan Eden Hazardin, pasi sulmuesi belg po vuan në Real Madrid.
Belgu është larg atij Hazardit të Chelseat që kur u transferua në “Santiago Bernabeu”. Fajin për këtë e kanë dëmtimet e shpeshta që nuk po e lënë rehat as këtë sezon.
Tashmë raportohet se në verën e vitit 2021, nuk përjashtohet mundësia që Hazard t’i thotë lamtumirë Realit.
Sipas “DefensaCentral”, Chelsea është duke hartuar një plan që ta kthejë në Londër 30-vjeçarin.
Edhe Reali vështirë se do të refuzojë diçka të tillë nëse vjen oferta e duhur, pasi fokusi tani është te Kylian Mbappe. Reali e do francezin dhe ka zëra se do të bëjë ofertë zyrtare gjatë verës.