Chelsea do të bashkohet në garën për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmundit Erling Haaland, me trajnerin Frank Lampard i cili thuhet se i ka kërkuar bordit të klubit që ta bëjë sulmuesin norvegjez objektivin e tyre prioritar.
Haaland është një nga sulmuesit më të kërkuar në botë, pasi ka shënuar pothuajse 100 gola në karrierë në moshën 20 vjeçare.
Ish-lojtari i RB Salzburgut ka shënuar tashmë 17 gola këtë sezon dhe ka ngjallur interesim e top klubeve evropiane.
Por “Sky Italia”, siç citohet nga “Daily Mail”, tani pretendon se Lampard u ka thënë drejtuesve të “The Blues” që ta konkretizojnë këtë marrëveshje.
Chelsea po kërkon blerjen e Haaland pavarësisht ardhjes së Timo Ëerner për 53 milion funte gjatë verës.
Sidoqoftë, Werner ka hasur në telashe për t’iu përshtatur futbollit anglez dhe Lampard dëshiron më shumë fuqi dhe zjarr në skuadrën e tij.
Gjithsesi Chelsea duhet të mposht rivalët e Manchester United dhe Manchester Cityt për shërbimet e Haaland.