UBT News

Chelsea mposht Evertonin, fitore e madhe ndaj rivalit direkt

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Evertonit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 28 në Ligën Premier.

Ndeshja ishte e luftuar në pjesën e parë ku nuk munguan rastet nga të dyja anët.

Chelsea gjeti epërsinë në minutën e 31-të, kur goditja e Kai Havertz u devijua nga Ben Godfrey për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Vetëm disa minuta më vonë rast të mirë kishte edhe Marcos Alonso, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Në pjesën e dytë Chelsea shtoi presionin duke rrezikuar me Alonson, por as kësaj radhe nuk kishte fat.

Havertz gjeti rrjetën në minutën e 54-të, por që u anulua nga VAR pasi gjermani kishte luajtur me dorë.

Në minutën e 64-të, Chelsea fitoi penallti, ku nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Jorginho për 2-0.

Edhe pse kishte disa raste deri në fund rezultati nuk ndryshoi, ndërsa Chelsea mori një fitore të madhe, që e mban në vendin e katërt me 50 pikë, katërt më shumë se Evertoni që është një vend më poshtë.

Exit mobile version