Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani, është një potencial i vërtetë për merkaton e verës së vitit 2026, me Chelsea-in që thuhet se ka një interesim serioz për transferimin e tij.
Sipas raportimeve nga Fussball Daten, skautistët të klubit londinez po e vëzhgon me vëmendje 23-vjeçarin e Hoffenheim-it, të cilin e shohin si një sulmues të kompletuar që mund të luajë në disa pozicione të sulmit. Me një klauzolë prej 30 milionë eurosh, Asllani konsiderohet si një mundësi e artë për të përforcuar sulmin e Chealsea-it.
Megjithatë, gara për blerjen e tij është e ashpër, pasi edhe klube si Tottenham Hotspur, Aston Villa dhe Bayern Munich po ndjekin progresin e tij pas formës fantastike këtë sezon me 8 gola dhe 7 asistime në ligën gjermane.
Pavarësisht interesimit të madh nga Premier League, raportohet se klubi i ëndrrave të fëmijërisë për Fisnik Asllanin është Barcelona, e cila po kërkon një zëvendësim për Robert Lewandowskin, sipas TeamTalk.
Mbetet të shihet nëse Chelsea do të arrijë ta bindë yllin kosovar për t’u transferuar në Stamford Bridge përpara rivalëve të tjerë europianë.
