Gjiganti anglez, Chelsea, njoftoi sot një seri emërimesh në Bordin e tij të Drejtorëve, dhe ndryshime të tjera drejtuese të klubit.
Pronari i ri, Todd Boehly është emëruar kryetar i bordit të Chelseat, vendim ky që hynë në fuqi menjëherë.
“Si kujdestarë të Chelsea, ne tani fillojmë të ekzekutojmë vizionin dhe planin tonë afatgjatë për klubin, duke krijuar një përvojë të jashtëzakonshme për tifozët e tij të flaktë, besnikë dhe duke vazhduar të sfidojmë për titujt kryesorë në përputhje me historinë e dekoruar të Chelsea”, tha Boehly.
Anëtarët e tjerë të bordit të Chelseat janë konfirmuar, dhe ata vijojnë si më poshtë.
Behdad Eghbali dhe Jose E. Feliciano, bashkë-pronarët kontrollues të Chelsea, bashkëthemelues dhe partnerë menaxhues të “Clearlake Capital”
Mark Walter, bashkëpronar i Chelsea, bashkëthemelues dhe CEO i “Guggenheim Partners”, pronar i Los Angeles Dodgers, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Sparks
Hansjörg Wyss, bashkëpronar i Chelsea, themelues i Fondacionit “Wyss”
Jonathan Goldstein, bashkëpronar i Chelsea, bashkëthemelues dhe CEO i “Cain International”
Barbara Charone, drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e “MBC PR”
Lord Daniel Finkelstein OBE, redaktor dhe ish-redaktor ekzekutiv i “The Times”
James Pade, partner dhe drejtor menaxhues i “Clearlake Capital”
Njoftimi përfshin largimin e Marina Granovskaia, drejtoreshë sportive e Chelsea. Boehly do të funksionojë si drejtor i përkohshëm sportiv derisa klubi të emërojë një zëvendësues.