Pronari i Chelseat, Todd Boehly është i gatshëm që të paguajë çfarëdo lloj shume për ta transferuar sulmuesin Victor Osimhen nga Napoli, bëjnë të ditur burimet e “FootballTransfers”.
Thuhet se Chelsea do t’i futet merkatos së janarit për ta transferuar një sulmues, me Nicolas Jackson që nuk po bind me paraqitjet e tij që prej kalimit në “Stamford Bridge” gjatë kësaj vere.
Si pasojë e kësaj, Chelsea ka treguar interesim serioz në Osimhen, dhe madje është i gatshëm që të thyejë rekordin e transferimeve për të nënshkruar me sulmuesin.
Me Arsenalin që është gjithashtu i interesuar në Osimhen, një ofertë me shifra marramendëse do të nevojitej për të arritur akordin me Napolin.