UBT News

Chelsea i gatshëm të ndihmojë në largimin e Lukakut

Gjiganti anglez Chelsea është i gatshëm që të subvencionojë pagën e Romelu Lukakut vetëm që ta lejojë sulmuesin të largohet në huazim, raporton “Evening Standard”.

Sipas spekulimeve që po qarkullojnë, Lukaku e dëshiron me çdo kusht rikthimin te Interi, por në mënyrë që ta bëjë këtë gjë, atij do t’i duhet të pranoj një ulje page të konsiderueshme.

Lukaku shpreson që mund të sigurojë rikthimin te Interi, vetëm një vit pasi që u largua nga “Giuseppe Meazza”.

Ndërkaq, këtë sezon me Chelsean, në 44 paraqitje në të gjitha garat, Romelu Lukaku ka regjistruar 15 gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version