UBT News

Chelsea i gatshëm që ta largojë Pulisic

Mandatory Credit: Photo by Dave Shopland/IPS/Shutterstock 11824144cf Christian Pulisic of Chelsea Chelsea v Sheffield United, FA Cup, Football, Stamford Bridge, London, UK - 21 Mar 2021 EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists outside the EU, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 45 images 15 in extra time. No use to emulate moving images. No use in betting, games or single club/league/player publications/services. Chelsea v Sheffield United, FA Cup, Football, Stamford Bridge, London, UK - 21 Mar 2021 EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists outside the EU, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 45 images 15 in extra time. No use to emulate moving images. No use in betting, games or PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTXHUNxGRExMLTxCYPxROMxBULxUAExKSAxONLY Copyright: xDavexShopland/IPS/Shutterstockx 11824144cf

Kampioni evropian, Chelsea është i gatshëm që ta largojë nga skuadra yllin amerikan, Christian Pulisic, raporton “El Nacional”.

23-vjeçari ka oferta nga shumë skuadra evropiane para se të hapet afati kalimtar i transferimeve në janar, dhe “Blutë” e Londrës do t’i konsiderojnë ato të cilat janë jashtë Premier Ligës angleze.

Pjesë e skuadrave që kanë shprehur interesim në Pulisic është Barcelona, por raportohet se Chelsea do të kërkojë afro 50 milionë për shërbimet e yllit amerikan, shumë kjo e cila është e papërballueshme për gjigandin katalunas.

Që prej transferimit nga skuadra gjermane Borussia Dortmund te Chelsea, Pulisic ka arritur të regjistrojë 19 gola dhe 14 asistime në 83 paraqitje për “Blutë” e Londrës.

Exit mobile version