Thomas Tuchel ditë më parë është zyrtarizuar në krye të Chelseat si trajner i ri i klubit. Trajneri gjerman debutoi në bankën e londinezëve në barazimin 0-0 ndaj Wolverhampton.
Me ardhjen e Tuchel në skuadër, mesfushori brazilian me pasaportë italiane Jorginho u rikthye në formacionin bazë.
Meediat angleze kanë raportuar se Tuchel i ka bërë me dije klubit që t’i vazhdohet kontrata dy lojtarëve, Jorginhos dhe Thiago Silvës.
Mesfushori i Kombëtares së Italisë ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, ndërsa pritet që ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.
I njëjti fat e pret edhe veteranin e mbrojtjes, Thiago Silvën.