Kampioni i Evropës është i vendosur ta transferojë sulmuesin norvegjez të Dortmundit.
Chelsea është i vendosur për ta transferuar Erling Haalandin. Kampioni i Evropës madje është i gatshëm të bëjë edhe sakrifica, vetëm për të arritur tek sulmuesi norvegjez. Mediumi britanik “Mirror” raporton se “Blues” e ofrojnë sulmuesin Tammy Abraham për sulmuesin e Borussia Dortmundit, përcjell Gazeta Express.
“Të Kaltrit” e vlerësojnë sulmuesin e tyre 58 milionë euro. Mirëpo, duket se Dortmundi nuk është i interesuar për këtë shkëmbim pasi dëshiron ta mbajë Haalandin në ekip së paku edhe një vit.
Norvegjezi është bërë objektiv i shumë klubeve evropiane falë paraqitjeve mbresëlënëse me Verdhezinjtë. Vlera e tij e kap shifrën e 100 milionë eurove.