UBT News

Chelsea e konfirmon, Broja pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit

Chelsea përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar shkallën e lëndimit të yllit shqiptar, Armando Broja.

Broja pësoi një lëndim në gjurin e tij të djathtë në miqësoren kundër Aston Villas, ku raportohej se e ka këputur ligamentin.

Tani, Chelsea e ka konfirmuar se Broja ka këputur ligamentin dhe se do t’i nevojitet operimi. Po ashtu, klubi londinez bëri të ditur se Broja pritet të jetë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.

“Pasi pësoi një lëndim në gju gjatë pjesës së parë të miqësores së dielës kundër Aston Villas, Armando iu nënshtrua një vlerësimi të mëtejshëm pas kthimit në klub në Angli.

Rezultatet e skanimit nga ato vlerësime kanë konfirmuar për fat të keq një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe se atij do ti nevojitet operimi.

Pas operacionit, Armando do të punojë shumë me departamentin mjekësor të klubit gjatë rehabilitimit të tij dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2022/23”, shkruante në komunikatën zyrtare të Chelseat.

Exit mobile version