Chelsea nuk ka të ndalur së kërkuari përforcime për skuadrën, ku emri më i ri nën radarin e “Bluve” është mbrojtësi i Lyonit, Malo Gusto.
Bëhet e ditur se Chelsea ka zhvilluar bisedime me Guston, dhe se ka arritur ta bind atë që ta zgjedhë kalimin në “Stamford Bridge”.
Por, problemi qëndron te krerët e Lyonit, të cilët nuk dëshirojnë që ta lënë Guston të largohet këtë merkato dimërore.
Presidenti i Lyonit, Jean Michel-Aulas e konfirmoi se Gusto do të qëndrojë te Lyoni deri në fund të këtij sezoni.
“Unë mund ta konfirmojë që Malo Gusto do të qëndrojë këtu të paktën deri në fund të sezonit”, tha Aulas.
Në anën tjetër, Chelsea është i gatshëm që të rikthehet me një ofertë të re për Lyonin, pasi që kushtet personale me lojtarin janë arritur, por se skuadra franceze dëshiron që ta mbajë mbrojtësin 19 vjeçar.