UBT News

Chelsea dëshiron që ndeshja kundër Middlesbrough të zhvillohet pa praninë e tifozëve

Kampioni evropian dhe skuadra angleze Chelsea ka kërkuar që ndeshje e tyre në çerekfinale të FA Cup kundër Middlesbrough të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium.

Chelsea beson që kjo është zgjidhja më e mirë që të vazhdojë të ketë integritet në sport, pasi që sanksionet e fundit drejt Roman Abramowich bënë që skuadra londineze mos të ketë mundësinë e shitjes së biletave.

“Blutë” e Londrës vazhdimisht kanë qenë në bisedime që në licencën që ua lejon operimin si klub i futbollit të përfshihet edhe shitja e më shumë biletave, por që afati për ta zgjidhur këtë problem tani ka përfunduar.

Kjo gjë nënkupton që afro 500 tifozë të Chelseat, të cilët arritën të blejnë biletat për ndeshjen kundër Middlesbrough para se të sanksionet të vendoseshin, do të jenë të pranishëm në stadium.

Si qëndrojnë gjërat, vetëm tifozët që kanë blerë biletat për tërë sezonin do të kenë mundësinë që të shikojnë ndeshjet në stadium për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

“Është e rëndësishme për këtë garë që ndeshja kundër Middlesbrough të zhvillohet siç ishte paraparë, por sidoqoftë, ne kërkojmë nga bordi i FA që të merret vendimi që ndeshja të zhvillohet pa tifozë në stadium, në mënyrë që të kemi integritet në sport”, shkruante në komunikatën zyrtare të Chelseat.

Me sanksionet e vendosura nga Qeveria e Britanisë së Madhe drejt Roman Abramowich, raportohet se Chelsea ka buxhet prej 23,000 eurove për ndeshje, gjë kjo që nënkupton që Chelsea nuk do të mund të udhëtojë me aeroplan.

Më datën 19 mars, kampioni evropian Chelsea do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Middlesbrough, përballje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së FA Cup angleze.

Exit mobile version