UBT News

Chelsea bindshëm fiton ndaj Sevillas

Në duelin se kush duhet t’i prijë tabelës, mes Sevillas dhe Chelseas, i takoi kësaj të fundit, që e demoloi skuadrën spanjolle, në mes të spanjës.

Në stadiumin Sanchez Pizjuan, shkëlqeu Olivier Giroud, që tregoi klasin e tij të lartë. Plotë katër gola i shënoi në këtë takim, duke dhënë shenja se ai ende ka çfarë të dhurojë për futbollin dhe klubin anglez.

Giroud fillimisht shënoi në minutën e 8-të, dhe pastaj e vazhdoi në minutën e 54-të dhe të 74-tën për 0-3. Golin e fundit të takimit e shënoi nga penaltia, në minutën e 83-të, Olivier Giroud, duke kompletuar katër golëshin në këtë takim.

Me këtë fitore Chelsea momentalisht është duke i prirë grupit E, me 13 pikë, 3 më shumë se Sevilla, teksa të dyja skuadrat kanë siguruar plasmanin tutje në Ligën e Kampionëve./UBTNews

Exit mobile version