UBT News

Chelsea – Aston Villa, këto ndryshime priten nga Frank Lampard në formacion

Ballafaqimi me Aston Villan do të jetë një tjetër test i vështirë për Frank Lampardin i cili në rast të një humbjeje tjetër pas asaj nga Arsenali do të vendosej në qendër të kritikave.

Aston Villa dhe Chelsea kanë mbledhur nga 25 pikë deri më tani në kampionat dhe ndajnë vendet shtatë dhe tetë.

Trajneri i “Bluve” të Londrës ka lënë të kuptohet se do të ketë disa ndryshime në formacion pasi kritikoi qëndrimin e skuadrës në ndeshjen kundër Arsenalit.

Timo Werner pritet të ulet në stol ndërsa vendin e tij pritet ta marrë Hoddosn Odoi. Në mesfushë nga minuta e parë mund të inkuadrohet Jorginho.

Ndeshja fillon nga ora 18:30 në “Stamford Bridge”.

Këto janë formacionet e mundshme:

Chelsea (4-3-3): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rudiger, Emerson; Kante, Jorginho, Mount; Havertz, Giroud, Hudson-Odoi

Aston Villa: (4-2-3-1): Martinez; Cash, Hause, Konsa, Targett; Luiz, McGinn; Traore, Grealish, El Ghazi; Watkins

Exit mobile version