UBT News

Chelsea arrin marrëveshjen e radhës

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Chelsea ka arritur marrëveshje me Brightonin për transferimin e portierit, Robert Sanchez.

Transferimi i Sanchez do t’i kushtojë Chelseat afro 24 milionë euro, ndërsa pesë milionë euro të tjera do të jenë në formë të bonuseve.

Ndërkaq, Chelsea ka arritur akordin personal me Sanchez për një kontratë afatgjate.

Në anën tjetër, portieri amerikan, Gabriel Slonina do të largohet nga Chelsea dhe do të dërgohet në huazim.

Exit mobile version