Chaney Jones iu kundërpërgjigj raporteve se ajo dhe Kanye West janë ndarë me një video, për nder të ditëlindjes së tij të 45-të të mërkurën.
Jones ndau një montazh në Instagram që shfaqte foto të saj dhe West ku shkroi: “Gëzuar ditëlindjen zemër, të dua ty”.
Ajo gjithashtu mohoi raportet në një koment në postimin e TMZ, duke shkruar, “Ju lutemi, ndaloni së postuari dhe përhapni lajme të rreme për marrëdhënien time. Kini pak respekt, është ditëlindja e tij”.
Të mërkurën pasdite, ajo postoi një tjetër video të çiftit me mbishkrimin: “Të qesh me ty është e preferuara ime”.
Kjo vjen pasi ajo fshiu të gjitha fotot e saj dhe reperit nga llogaria e saj, gjë që nxiti thashethemet e ndarjes./UBTNews/