UBT News

Champions, Liverpool pret “Nëndetësen e verdhë”

Sot në mbrëmje do të luhet dhe gjysmëfinalja tjetër e Champions League, ku sërish do të ketë një sfidë anglo-spanjolle.

Liverpool pret në shtëpi Villarrealin, për të hedhur një hap drejt finales së madhe. Pas luftës së Premier League, Liverpool është kthyer në një skuader të etur për të fituar gjithçka. Në drejtimin e Jurgen Klopp, “Të kuqtë” po kalojnë një formë të jashtëzakonshme dhe pa diskutim mbeten një nga skuadrat pretendente për ta fituar këtë kompetcion.

Megjithatë, meritat nuk mund t’i hiqen dhe Villarrealit, e cila e sheh Ligën e Kampionëve si të vetmin shpëtim për sezonin, duke qenë se në La Liga është thuajse çdo gjë e mbyllur.

Sa i përket organikës së skuadrës, Villarreal është me sytë nga Gerard Moreno nëse do t’ia dalë të jetë në fushë që nga minuta e parë, ndërsa tek Liverpool në dyshim është Firmino, pas një dëmtimi në kavilje.

Dueli do të luhet sot në mbrëmje, në orën 21:00.

Exit mobile version