Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Shqipërinë, që zhvillohet nesër në Elbasan Arena.
Para këtij takimi ai ka folur për shumë çështje të ndryshme, ndër të cilat ishte edhe viti 2020 i Kombëtares së Kosovës dhe paraqitjet e saj. Ai ka thënë se duhet të merret parasysh që nuk ka pasur ndeshje në mars dhe qershor dhe se duhet ta pranojmë se vëmendja e skuadrës ishte te takimi me Maqedoninë e Veriut.
Sipas Bernard Challandes, pas takimit me Maqedoninë e Veriut skuadra ka filluar këndelljen dhe në grumbullimin e fundit do të tregojmë vlerat që Kosova ka treguar gjatë gjithë kohës.
Kosova u mposht nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në kampionatin Evropian 2020, në kuadër të play off-it të Ligës së Kombeve./UBTNews