Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit.
Në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, Kosova luan kundër Moldavisë, më 3 shtator dhe kundër Greqisë, më 6 shtator.
Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 31 gusht, derisa përzgjedhësi Challandes në po atë ditë do të mbajë konferencë për media, në orën 11:00, në hotel “Emerald”.