UBT News

Challandes publikon listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e qershorit ndaj Guinesë dhe Gambisë

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje të tjera në token turke, ku në fakt do të jetë një kamp i organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën me lojtarët e ftuar, ku shumica nga ta do të jenë nga kampionati kosovar, por ka edhe të tjerë që luajnë në kampionate tjera evropiane.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina ka katër futbollistë, ku befasia padyshim është ftesa për futbollistin nga Shqipëria, Gledi Mici që luan te Prishtina.

Në listë janë nga Prishtina edhe Endrit Krasniqi, Lumbardh Dellova e Leonit Abazi.

Nga Ballkan i janë ftuar pesë futbollistë, ku në listë janë Bajram Jashanica, Blend Baftiu, Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi.

Nga Challange League e Zvicrës janë ftuar Donat Rudhani e Liridon Balaj që luajnë te Arau, derisa është rikthyer në Përfaqësuese edhe Eroll Zejnullahu që aktivizohet në kampionatin sllovak me NK Nitran.

Florian Loshaj që aktivizohet te KS Cravocia, derisa nga Liga e Parë e Turqisë janë ftuar David Domgjoni e Arb Manaj, derisa nga Superliga turke Jetmir Topalli.

Exit mobile version