UBT News

Challandes pozitiv me COVID-19

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), rezultuan pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës, teksa u bë e ditur se ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti./UBTNews

Exit mobile version