Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, para ndeshjes me Shqipërinë ka folur në konferencë për media, ku edhe nuk u la pa u pyetur nga gazetarët për ftesën që i bëri Mirlind Dakut, lojtarit të Ballkanit.
Ai tha se Mirlind Daku është lojtar me kualitet, ka cilësi, ka shënuar shumë gola dhe i duhej Kosovës.
“Ne nuk marrim lojtar vetëm për t’iu dhënë mundësin dhe kënaqësinë për të luajtur atyre lojtarëve, ne marrim lojtarë duke marr parasysh konkurrencën dhe duke marr parasysh cilësinë e tyre”, është shprehur Challandes.
“Daku ka shënuar shumë gola në këtë fillim të edicionit, kurse ne nuk kemi shënuar gola me kombëtaren dhe kemi pasur nevojë për një lojtar që shënon gola, prandaj kjo është arsyeja dhe mendoj se është zgjidhje e logjikshme”, ka thënë trajneri Bernard Challandes./UBTNews