UBT News

Challandes: Jam i trishtuar, s’e falënderoj Ademin

Bernard Challandes, tashmë ish-trajner i Kombëtares së Kosovës, ka folur për vendimin e FFK-së për shkarkimin për të cilën ka thënë se është shumë i pikëlluar dhe se ka qenë kënaqësi e madhe që e ka drejtuar Kosovën gjatë kësaj periudhe.

Ai ka shtuar se synimi i tij nuk ishin vetëm rezultatet por arritja e një progresi të përgjithshëm të kombëtares. Megjithatë pranoi se rezultatet e dobëta kanë çuar deri në këtë pikë.

Trajneri zviceran ka thënë para gazetarëve se nuk e falënderon kryetarin e FFK-së për vendimin e sotëm por e falënderon për bashkëpunimin deri më tani.

Exit mobile version