Aktori Timothée Chalamet thotë se është e vështirë të jesh gjallë në një epokë të përcaktuar nga rrjetet sociale.
“Të jesh i ri sot apo kurdo qoftë, dhe unë mund të flas vetëm për gjeneratën time, është shumë e vështirë pasi je vazhdimisht i gjykuar”, deklaroi ai në një konferencë për media në Festivalin e Filmit në Venecia.
Chalamet që promovonte filmin e tij të ardhshëm, “Bones and All”, u tha gazetarëve se “ishte lehtësim për të” të luante një personazh të quajtur Lee, i cili u rrit në një periudhë para se të ekzistonin platformat sociale sikurse Reddit, Twitter, Instagram dhe TikTok./UBTNews/