UBT News

Çfarë të përbashkëte keni ju me Kendall Jenner?

Varësinë ndaj rrjeteve sociale! Gjatë intervistës për Vogue, Kendall tregoi që ashtu si ne ke një marrëdhënie varësie me rrjetet sociale.

“Tani për tani kam një lidhje shumë fiksuese me rrjetet sociale. Eshtë diçka e cila s’më pëlqen tek vetja dhe s’jam fare krenare. Gjithsesi besoj që është diçka që na ndodh të gjithëve dhe shumica më kupton.”

Jenner, e cila ka mbi 163 milionë ndjekës në Instagram tregoi ndër të tjera se sa keq kanë ndikuar rrjetet sociale tek shëndeti i saj mendor.

“Diçka më ndodh, nis të frustrohem dhe mërzitem kur shoh që dikush po thotë diçka të pavërtetë për mua. Interneti bazohet tek gjërat e vogla sipërfaqësore pa shumë përmbajtje. Ata s’e dinë si ka qenë para dhe as si është pas. Thjesht shohin diçka midis dhe të gjykojnë prej asaj.”- vijoi Jenner.

Ylli i klanit Kardashian-Jenner zbuloi gjithashtu se prej Instagramit dhe rrjeteve të tjera ka patur momente kur ndjente se “nuk mundej më” pasi i dukej sikur s’bënte asgjë në mënyrën  e duhur.

Ndonëse nuk e ndjen nevojën për t’i dhënë kaq shumë rëndësi rrjeteve sociale, Kendall pranon se kur je kaq e famshme “s’mund të arratisesh” prej tyre.

Exit mobile version