Prej ditësh, reperi Fedez ka qenë në një gjendje delikate shëndetësore pasi ai iu nënshtrua një operacioni për ulçerat. Edhe pse ndodhet ende në spital, mediat italiane raportojnë se, artisti po reagon mirë ndaj trajtimit dhe është vazhdimisht i monitoruar.
Franco Lucia dhe Annamaria Berrinzaghi, prindërit e Fedez, thanë për “La Stampa” pas largimit nga Fatebenefratelli në Milano se gjendje e Fedez është pak më mirë e se po qëndrojnë të fortë për të.
Chiara Ferragni, anuloi ftesat për sfilatat e Parisit dhe prej ditësh ndodhet në spital në krah të bashkëshortit të saj. Thuhet se familjarët e tjerë dhe motrat e modeles po kujdesen për fëmijët e tyre, Vittoria-n, Leo-n dhe qenushin e tyre Paloma./lapsi.al