Nga Dr.Alastair Gunn
Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të tërë gjatësish vale (apo ngjyrash). Në fakt, ai e bën këtë në të gjitha pjesët e spektrit elektromagnetik, përveç rrezeve gama.
Kulmi në spektrin e Diellit mund të përdoret për të nxjerrë temperaturën e tij sipërfaqësore, rreth 5.500 gradë Celcius. I njëjti proces mund të përdoret për të përcaktuar temperaturat sipërfaqësore të yjeve. Gjatësia e valës së pikut në një spektër, përcakton në përgjithësi ngjyrën e dukshme të një objekti.
Kështu, për shembull, yjet më të ftohtë duken si të kuq,ndërsa ata më të nxehtë në ngjyrë blu. Ndërkohë yjet me një temperaturë të ndërmjetme na shfaqen me ngjyrëportokalli, të verdhë dhe të bardhë. Për Diellin, spektri e arrin kulmin në një gjatësi vale, që ne normalisht do ta përshkruanim si të gjelbër.
Gjithsesi, në të gjithë gamën e ngushtë të spektrit të dukshëm, sasia e dritës së emetuar në secilën gjatësi vale, është thuajse saktësisht e njëjta. Por më e rëndësishmja: syri i njeriut nuk e percepton dritën, ndaj ai mesatarizon ngjyrat e ndryshme të spektrit.
Pra, një tepricë shumë e vogël e dritës jeshile, nuk duket e gjelbër për syrin e njeriut, por e bardhë. Që sytë tanë ta perceptojnë atë si të gjelbër,Dielli do të duhej të lëshonte vetëm dritë jeshile. Kjo do të thotë se ngjyra aktuale e Diellit është e bardhë.
Atëherë, pse në përgjithësi ne këtu në Tokë na duket i verdhë? Kjo ndodh sepse atmosfera e Tokës e shpërndan dritën blu në një mënyrë më efikase sesa dritën në ngjyrën e kuqe. Ky defiçit i lehtë ndaj dritës blu,nënkupton që syri e percepton ngjyrën e Diellit si të verdhë.
Sa më shumë atmosferë që të përshkojë drita e Diellit, aq më shumë shpërndahet drita blu. Prandaj, gjatë lindjes dhe perëndimit të Diellit ka një përqindje shumë më të madhe të dritës së kuqe në spektrin e Diellit, duke na ofruar shpesh një tablo spektakolare. / ScienceFocus – Bota.al