UBT News

Çfarë ndryshoi në jetën e Nicki Minaj pas lindjes së saj të parë?

Gjatë një paraqitjeje në The Late Show me Stephen Colbert, Nicki Minaj foli për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Kenneth Petty.

Kur u pyet se çfarë e befasoi më shumë nga t’u bërit nënë, Nicki u përgjigj: “[Pasi u bëra nënë] e kuptova sa shumë mund të duash. Sepse, jeta ime ishte shumë egoiste para se ai të vinte në jetë”.

“Mund të bëja gjithçka që doja kur të doja”, vazhdon ajo. “Mund ta nxirrja telefonin për ditë të tëra, mund të flija për ditë të tëra, mund të udhëtoja sa herë të doja. Por që kur ky njeri i vogël erdhi në planetin Tokë, nuk mund të bëj asgjë pa menduar më parë për të”.

Kenneth dhe Nicki mirëpritën fëmijën e tyre në shtator të vitit 2020./UBTNews/

Exit mobile version