Antony dhe Donny van de Beek u paraqitën të dy në miqësoren me dyer të mbyllura të Manchester United kundër skuadrës nga Championshipi, Hull City, por që dështuan që të lënë shenjë në këtë ndeshje.
Erik ten Hag dëshironte që t’u jepte disa minuta lojë lojtarëve që nuk janë të angazhuar me kombëtaret e tyre, për të përmirësuar formën e ekipit pas një fillimi jo të mirë të sezonit.
“Manchester Evening News” bëri të ditur se formacioni i United përbëhej nga lojtarët e ekipit të parë dhe atyre nga akademia.
Ndeshja në fund u mbyll me rezultat të barabartë 1:1 mes United dhe Hull Cityt, ku ky i fundit zë vendin e tetë në Championshipin anglez.