UBT News

Çfarë ndodhi mbrëmë mes Messit dhe Rodrygos?

Mbrëmë u zhvillua ndeshja tejet interesante mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme kjo për kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Brazili u mposht 1:0 nga Argjentina në stadiumin “Maracanã” të Rio de Janeiro, me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Nicolas Otamendi.

Por, kjo ndeshje u karakterizua edhe me sjellje jo sportive.

Fillimisht, kishte një përplasje të madhe mes tifozëve brazilianë dhe atyre argjentinas si dhe policisë, kurse në fushë nuk munguan as kacafytjet mes yjeve.

Lionel Messi dhe Rodrygo u përfshinë në një përplasje dhe shkëmbim të fjalëve.

“TyC” tani ka zbuluar se çfarë ndodhi mbrëmë mes Messit dhe Rodrygos.

“Ju tradhtarë”, Rodrygo i tha Messit pasi që ekipi i Argjentinës doli nga zhveshtoret.

Leo Messi ju përgjigj: “Ne jemi kampionët e botës, pse jemi tradhtarë? Shiko se çfarë flet”.

Exit mobile version