Në varësi të destinacionit tuaj, mund të rezultojë në një ndryshim të papritur në plane, si p.sh. të kërkohet të qëndroni të izoluar në një hotel. Kjo është arsyeja pse Qendrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë që të mendoni edhe planin B nëse jeni duke udhëtuar jashtë vendit. Mund të ju duhet të qëndroni më gjatë se sa ishte planifikuar nëse rezultoni pozitiv.
Në disa vende, nuk do të mund të udhëtoni nga ai vend derisa të dalësh negativ ndaj COVID-19, në të tjerat mund t’ju kërkohet gjithashtu të qëndroni në karantinë. Meqenëse rezultatet nga një test PCR mund të mbeten pozitive për javë të tëra pas një infeksioni, ata që kanë pasur COVID-19 duhet të kenë dëshmi se janë shëruar. Disa udhëtime kërkojnë vetëm një test antigjeni.
Nëse keni nevojë për trajtim mjekësor, kontrolloni në ambasadën tuaj për ofruesit e sugjeruar të kujdesit shëndetësor. Mbani në mend se disa vende përballen me mbingarkesë të kujdesit shëndetësor për shkak të pandemisë. Planifikoni kohën për shërim pasi disa vende përfshirë ShBA-në kërkojnë një test negativ për të hyrë. Përjashtimet nga kjo mund të jepen në një bazë “jashtëzakonisht të kufizuar”, si në rast të evakuimit mjekësor urgjent ose krizës humanitare. Gjithashtu duhet të jeni të përgatitur financiarisht për të paguar faturat e papritura. Ndërsa ndryshon nga vendi në vend, udhëtarët shpesh janë përgjegjës për kostot që lidhen me çdo izolim ose trajtim mjekësor të nevojshëm.
Kompanitë e udhëtimit sugjerojnë marrjen e sigurimit që do të mbulojë koston e trajtimit, izolimit ose planeve të udhëtimit të riplanifikuar. Disa vende kërkojnë që të keni sigurim përpara se të lejoheni të hyni./UBTNews/