Pas dy sfidave të para dhe dy humbjeve të Përfaqësueses së Kosovës, pyetja e çdo kujt është se: Çfarë do të ndodhë në sfidat e ardhshme dhe ku do të përfundojë Përfaqësuesja e Kosovës?
Si fillim duhet të analizohen kundërshtarët me të cilët Përfaqësuesja zhvilloi dy ndeshjet e saj të para për eliminatoret në “Katar 2022”. Suedia dhe Spanja janë dy skuadra të cilat ofrojnë dy stile kontraste me njëra-tjetrën, Suedia është një skuadër fizike, ndërkaq Spanja një skuadër teknike.
Kosova mund të ndihet e lehtësuar që ka përfunduar padyshim dy ndeshjet më të vështira të grupit B. Tani atë e pret loja me Greqinë në të cilën duhet të kërkojë rezultat të favorshëm, duke dërguar një mesazh për Gjeorgjinë si dhe vetë Greqinë.
Vendi i 3-të në këtë grup do të dhuronte një performancë të dëshiruar nga tifozët e saj, duke qenë një shtet i ri që luan futboll të bukur në sulm dhe pse jo të shpresojë që kjo gjeneratë të arrijë të kualifikohet për herë të parë në histori për “Euro 2024”./UBTNews
(Autori i tekstit është Ulis Hamiti, student i vitit të parë në Media dhe Komunikim në UBT)