UBT News

Çfarë kuptimi ka tatuazhi 13 orësh i Adam Levine

Vokalisti i grupit Maroon 5 Adam Levine, ka bërë një tatuazh gjigant në trup që ka zgjatur plot 13 orë si proces. Ai ka publikuar në Instagram një video gjatë bërjes së tatuazhit, që i mbulon një pjesë të madhe të trupit.


“13 orë më vonë”, ka shkruar Adam Levine përkrah videos së tatuazhit.

Këngëtari shihet në video i shtrirë në një krevat, teksa artisti punon mbi këmbën e tij. Tatuazhi fillon në kyçin e këmbës, vazhdon në kofshë dhe shtrihet deri në ijë. Ndërsa artisti që ka punuar tatuazhin e ka cilësuar këngëtarin si një “luftëtar të vërtetë”, duke qenë se ka duruar për një kohë aq të gjatë për të përfunduar tatuazhin.
Kujtojmë që në vitin 2013, Levine është shprehur për revistën People se i pëlqejnë shumë tatuazhet. Ai ka treguar se tatuazhet janë si kujtim për disa ngjarje që ka kaluar në jetë.
“Tatuazhet me kalimin e kohës marrin një trajtë të çuditshme historie apo busulle. Ato gjithmonë më kujtojnë këtë udhëtim të gjatë, të çuditshëm dhe të mrekullueshëm që ka qenë jeta”, është shprehur Adam Levine.
Këngëtari ka disa tatuazhe të tjera në trup, ku mund të përmendim një tjetër tatuazh gjigant në këmbën tjetër, për të cilin ju deshën 3 ditë për t’u realizuar në muajin maj.

Exit mobile version