Sipas votave të opinionit publik, Joe Biden ka mbështetjen e shumicës së amerikanëve, shumë më mirë se ç’ishte presidenti Donald Trump në këtë kohë përgjatë mandatit të tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për shumë qytetarë qeverisja e tij e ngadaltë, por e qëndrueshme po dhuron një pushim të mirëseardhur nga drama e pandalshme nën qeverisjen e ish-presidentit Trump.
Sipas qytetarëve, problemet që Biden po has janë se në mënyrë të ngadaltë po implementohen politikat e tij për imigrimin. Ndërkaq legjislatura e tij ende nuk është pranuar nga republikanët në Kongres. Ndërkaq rruga për prioritete si shëndeti, edukimi i popullit dhe kontrolli i armëve paraqet pasiguri.
Biden u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 3 nëntor 2020./UBTNews
(Ulis Hamiti, Media dhe Komunikim)