UBT News

Çfarë i ndodh trupit kur papritmas e lini kafenë?

Ndonëse kafeja ka një numër të madh të përfitimeve shëndetësore, për disa njerëz është më mirë ta lënë kafenë. Megjithatë duhet të keni kujdes, është më mirë ta reduktoni gradualisht sasinë e kafesë që pini çdo ditë dhe t’i jepni kohë trupit të përballet me ndryshimet.

Trupi bëhet i varur nga kafeja dhe eliminimi i tërësishëm nga dieta mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme.

Mund të keni dhimbje koke

Nëse ndonjëherë jeni zgjuar me dhimbje të tmerrshme koke, ju ndoshta e dini që një filxhan kafe, madje nga ajo e forta, mund ta bëjë dhimbjen të zhduket. Kjo ndodh sepse kafeja ngushton enët e gjakut në trurin tuaj. Kur papritmas vendosni ta eliminoni kafenë nga dieta juaj, kjo shkakton hapjen e enëve të gjakut, gjë që rrit rrjedhjen e gjakut në tru.

Trupi juaj mund të reagojë ndaj këtij ndryshimi të papritur në rrjedhën e gjakut me dhimbje koke të dhimbshme që do të zgjasin ndërsa truri po përshtatet me rritjen e rrjedhës së gjakut.

Mund të përjetoni ankth

Sado kontradiktore të tingëllojë, eliminimi i kafesë nga dieta juaj mund t’ju bëjë edhe më nervoz. Megjithëse kafeina mund t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar, trupi juaj bëhet i varur mendërisht dhe fizikisht prej saj. Ndërprerja e kafesë krejt papritmas mund t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar dhe të stresuar.

Mund ta prekë lëkurën

Ankthi mund t’ju bëjë të djersiteni dhe zemra juaj të rrahë shumë më shpejt, dhe nuk është e mirë as për lëkurën tuaj. Kjo për shkak se shkakton prodhimin e kortizolit, i njohur gjithashtu si hormoni i stresit, i cili ndikon në poret e lëkurës tuaj dhe shkakton rritjen e prodhimit të yndyrës. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në pore të bllokuara, pika të zeza dhe lëkurë që duket e yndyrshme. Stresi dhe ankthi janë armiqtë më të këqij të lëkurës tuaj dhe madje mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme të lëkurës tuaj.

Mund ta keni të vështirë të përqendroheni

Përveçse ju ndihmon të zgjoheni në mëngjes, kafeja mund të përmirësojë fokusin tuaj para provimeve ose një ditë të madhe në punë. Kafeina rrit nivelet e adrenalinës, duke bërë që presioni i gjakut të rritet dhe gjithashtu stimulon trurin. Fillimisht kur vendosni të jetoni pa kafeinë, do të keni probleme me përqëndrim, por trupi juaj do të mësohet pa të./UBTNews

Exit mobile version