Jill Biden, Zonja e parë e Amerikës, ka përçuar mesazhin e unitetit në samitin e G7-ës në Cornwall në Britani të Madhe, ku u shfaq me një xhaketë në të cilën shkruante “dashuri”.
Kur u pyet për xhaketën të enjten, pas takimit të bashkëshortit të saj, Joe Biden me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe gruan e tij, Carrie, Zonja e parë deklaroi: “Ne sollëm dashuri nga Amerika”.
“Mendoj se kjo është konferencë globale dhe ne po mundohemi të sjellim unitet rreth botës. Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të ndjejnë unitet për të gjitha vendet, dhe një sens shprese pas këtij viti të pandemisë”, deklaroi ajo.
E dizajnuar nga marka franceze Zadig & Voltaire, mesazhi optimist i xhaketës së zezë u shkrua duke përdorur kunjat piramidale. Ndonëse kjo xhaketë nuk është më në faqen e markës franceze, një xhaketë e ngjashme me mbishkrimin “dashuri”, por vetëm në ngjyrë të bardhë, aktualisht po shitet për 448 dollarë. Xhaketën e shoqëroi me një fustan me pika, nga dizajneri amerikan, Brandon Maxwell.
Analistët politik e krahasuan menjëherë mesazhin e Zonjës së parë me atë të ish-Zonjës së parë, Melanie Trump, e cila kishte veshur një xhaketë nga Zara, në të cilën shkruante: “Mua s’më intereson, e ty?”
Nuk është hera e parë që Biden përmes veshjes synon ta fuqizojë mesazhin e administratës së presidentit Biden./UBTNews