I pyetur për të shpjeguar rivalitetin shekullor midis Anglisë dhe Uellsit, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha se është e thjeshtë: afërsia.
“Epo, në thelb, ata janë këtu dhe ne jemi pikërisht atje”, tha ai të hënën, duke bërë gjeste me duart e tij për të përfaqësuar fqinjët Anglinë dhe Uellsin. “Nuk mund të them shumë më tepër se kaq. Është si çdo shtete, kufijtë e të cilëve janë pranë njëri-tjetrit”.
“Për mua, një rivalitet i madh sportiv. Jo më shumë se kaq. Kjo ndjenjë mund të mos jetë e ndërsjellë. Unë gjithashtu mund ta kuptoj këtë”, shtoi ai.
Mbreti Eduard i Anglisë pushtoi dhe kolonizoi Uellsin në 1282. Vendi, ashtu si Anglia, tani është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, Uellsi ka parë shekuj kryengritjesh, rebelimesh dhe së fundmi lëvizje politike për pavarësi./UBTNews/