Pinocchio (2022) filmi i ardhshëm muzikor fantazi, është një adaptim live-action i versionit të animuar nga Walt Disney më 1940, i cili u bazua në librin e vitit 1883 të autorit italian Carlo Collodi, “Aventurat e Pinokut”.
Filmi është planifikuar të dalë më 8 shtator në Disney Plus, dhe është drejtuar nga Robert Zemeckis ndërsa është prodhuar nga Walt Disney Pictures.
Kasti i filmit përfshin një sërë aktorësh të njohur.
Tom Hanks luan rolin e Geppetto-s, një gdhendës druri i vetmuar italian që e rriti Pinokun si djalin e tij dhe Cynthia Erivo luan rolin e Zanës Blu që solli në jetë Pinokun.
Anëtarët e tjerë të kastit përfshijnë Luke Evans i cili luan rolin e The Coachman, Giuseppe Battiston si Stromboli, Sheila Atim si Signora Vitelli ndër të tjera.
Benjamin Ainsworth jep zërin e tij për Pinokun, i cili dikur ishte një lodër prej druri, e skalitur nga Geppetto që u soll në jetë nga Zana Blu.
Zëra të tjerë artistësh që kanë punuar në këtë film përfshijnë, ndër të tjera, Joseph Gordon-Levitt për Jimmy Cricket, Keegan-Michael Key për “Honest” John dhe Lorraine Bracco për Sophia.
Komploti i filmit është pak a shumë një manifestim më ekstravagant i veprës origjinale të Collodit.
Geppetto, një gdhendës druri i varfër dhe pa fëmijë, skalit një lodër prej druri dhe e quan atë Pinokio dhe fillon ta trajtojë atë si djalin e tij. Një kthesë interesante ndodh kur Pinokio vjen në jetë dhe fillon një sërë aventurash. Qëllimi i tij është të kthehet në një djalë të jetës reale.
Në film prezantohet edhe një personazh i ri që është Sofia, e cila nuk përmendet në romanin origjinal italian të vitit 1883, “Aventurat e Pinokut”./UBTNews/
Për më shumë, mund të shihni trailerin e filmit: