UBT News

Celtics marrin fitoren e pestë radhazi

Boston Celtics kanë vazhduar me formë të shkëlqyer në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Gjiganti amerikan ka fituar ndeshjen e pestë radhazi, ku kësaj radhe triumfuan në udhëtim te Brooklyn Nets me tetë pikë diferencë 110:118.

Jayson Tatum ka qenë i pandalshëm në këtë takim me 41 pikë, 14 kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown që shtoi 19 pikë si dhe Al Horford dhe Derrick White që kontribuan me nga 16 të tjera./UBTNews/

Exit mobile version