UBT News

Çeku pret në takim klubin e futsallit Prishtina 01

Ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur sot ekipin kampion aktual të futsallit në Kosovë FC Prishtina 01, të kryesuar nga kryetari i klubit Bledion Bryma.

Në këtë takim ata kanë biseduar për sukseset e klubit dhe sportit të futsallit në Kosovë, për zhvillimet aktuale në sport, ndërsa ministri i përgëzoi për suksesin e fundit ndërkombëtar.

FC Prishtina 01 është kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve, pas triumfit si e para në grupin kualifikues. Në fazën ‘Elite Round’, do të përballen me kampionët e Portugalisë, Benfica, Kairat Almaty të Kazakistanit dhe Doboveci i Sllovenisë.

Ata kanë fituar të drejtën e organizimit të ndeshjeve të këtij grupi në Prishtinë, dhe në vendin tonë prej 29 nëntor deri më 3 dhjetor do të zhvillohet një tjetër ngjarje e madhe ndërkombëtare.

Exit mobile version