Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin është kandidati i vetëm në zgjedhjet presidenciale në qeverinë e futbollit evropian, të cilat janë paraparë të zhvillohen gjatë kongresit në muajin prill.
UEFA në të kaluarën kishte thënë se Ceferin, një avokat slloven, do të kandidojë për një mandat të tretë si president.
55 vjeçari u ri-zgjodh president i UEFA-s edhe për katër vite të tjera në vitin 2019, pasi që nuk kishte kundër-kandidat.
Ceferin u zgjodh presidenti i shtatë i UEFA-s në vitin 2016, duke zëvendësuar ish-presidentin francez, Michel Platini, i cili u përjashtua nga administrata e futbollit në fund të vitit 2015 për shkelje të etikës dhe u detyrua të largohej nga UEFA pasi humbi një apel kundër ndalimit.