UBT News

Ceferin: Barcelona në një situatë shumë të rëndë

“Është një nga situatat më serioze që kam parë në futboll”, kështu e ka cilësuar situatën te Barcelona lideri i futbollit evropian, Aleksander Ceferin, gjatë një interviste për mediumin slloven “Ekipa”.

10 ditë më parë, UEFA njoftoi se ka filluar një hetim për çështjen e njohur si “Negreira” për trajtimin e një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga Barça.

“Nuk mund të komentoj drejtpërdrejt për këtë për dy arsye. Së pari, sepse kemi një komision të pavarur disiplinor. Dhe së dyti, sepse nuk jam marrë me këtë çështje në detaje. Megjithatë, mund të them diçka të informuar, situata është jashtëzakonisht e rëndë”, tha Ceferin.

“Është aq serioze sa për mendimin tim është një nga më seriozet që kam parë në futboll. Në nivelin e ligës spanjolle, sigurisht. çështja është e parashkruar dhe nuk mund të ketë pasoja në gara, por procedurat janë në vazhdim në nivelin e prokurorisë civile spanjolle. Por për sa i përket UEFA-s, nuk ka asgjë që parashikohet”, ka shtuar ai.

Exit mobile version